Playboy organizon edhe një pritje të fundit për nder të Hugh Hefner
Edhe një pritje fundit për nder të Hugh Hefner është duke u planifikuar.
Sipas burimeve të TMZ, në rezidencën e Playboy do të organizohet një ndejë për të festuar jetën e themeluesit të kësaj reviste.
Kjo nuk do të jetë ndej e “çmendur” siç ndodh zakonisht me Playboy, por më shumë një ngjarje për të kujtuar jetën e Hefner.
Është bërë e ditur që Daren Metropoulos, i cili kishte blerë këtë shtëpi vitin që shkoi, do të jap leje për një organizim të tillë.
Sa i përket orendive e kafshëve që gjenden në këtë vend, të gjitha do të kalojnë në pronësi të Daren.