P!nk: Për një vit nuk kam kryer marrëdhënie me bashkëshortin
Këngëtarja e njohur P!nk është shumë e pëlqyer për hitet e saj ndër vite dhe jo pak herë është quajtur një “divë” e muzikës. Së fundmi, ajo ka folur për herë të parë në një intervistë për The Guardian rreth sfidave që ka kaluar në martesën 11 vjeçare me burrin e saj. Një detaj shumë interesant që këngëtarja e tregoi, është se gjatë martesës së tyre, dyshja janë ndarë plot dy here dhe kjo gjë e ka bërë lidhjen e tyre më të fortë. Duke folur për marrëdhënien “dashuri-urrejtje”, P!nk u shpreh se jo gjithçka që ka të bëjë me seksin është e rëndësishme, madje ajo tregoi se ka pasur raste kur me bashkëshortin, edhe brenda një viti ka ndodhur të mos kryejnë marrëdhënie. “Ne kemi mësuar artin e komunikimit. Unë nuk e mbaj unazën e martesës çdo ditë siç bëja përpara. Nuk më duket normale dhe në fakt mezi e heq nga dora”, tha ajo. Ylli i pop-it ka dy fëmijët me bashkëshortin e saj: Willown dhe Jameson dhe pranoi se është marrëzisht e dashuruar me të.