“Po përfiton nga drama e tradhtisë!” Khloe Kardashian “thumbon” Jordyn Woods

Kanë kaluar muaj dhe ende flitet për tradhtinë e ish-partnerit të Khloe Kardashian. Kjo e fundit mendon se Jordyn Woods, 21-vjeçarja që u puth me Tristan, ka përfituar nga gjithë drama e skandalit për të bërë disa arritje në karrierë.

“Khloe mezi e beson që Jordyn nuk ia ka idenë se cfarë po bën kur vjen puna tek përdorimi i skandalit për promovimin e karrierës, sidomos kur përfshin meshkujt që kanë qenë pjesë e jetës së Khloe”, tha një burim për HollywoodLife.

Që prej kohës së skandalit, Jordyn ka nxjerrë në treg koleksionin e saj të dytë me Boohoo, ka marrë pjesë në një klip muzikor si dhe ishte në kopertinën e një reviste të njohur angleze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për Jordyn këto deklarata nuk kanë kuptim. Burime pranë saj konfirmojnë se e ka harruar tashmë historinë me Tristan dhe po bën një jetë normale, ku fokusi është karriera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?