“Po qaj, e shkreta nënë”, Roza Lati flet e tronditur për vrasjen e 25-vjeçarit nga polici
Një tjetër personazh publikë që ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është edhe moderatorja Roza Lati.
Përmes një postimi në Instagram, ajo është shprehur e prekur për djalin, i cili u qëllua mesnatën e djeshme nga efektivi i policisë gjatë ndjekjes në zonën e Laprakës.
“Cfare eshte kjo qe sapo lexova?????? Me doli ne instaStory te nje miku im… Cfare dreqin po ndodh???? A keni shpirt more? …..e shkreta nene….. i shkreti baba…. per kete djale…. ja puth duart e ja puth ballin asaj nene qe e rriti kete djale……… dhe sot e futi ne dhè… e tmerrshme….. po qaj…… e shkreta nene………….. o Zot lehtesoja dhimbjen…..”, ka shkruar Roza.
Kujtojmë që më herët këngëtarja, Xhensila Myrtezaj deklaroi se në kaq vite jetë, s’e kishte dëgjuar kurrë një ngjarje të tillë në vend. /abcnews.al
KOHA JONË SONDAZH

