“Po ti ça faji pate o dritë”, Noizy reagon i prekur për vdekjen e 7 vjeçares në Himarë

Reagimet për tragjedinë në Himarë ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare kanë qenë të shumta. Gjithë opinioni publikë është tronditur, teksa shumë personazheve të njohur janë revoltuar, duke kërkua rdhe protesta.

Së fundmi reperi i famshëm Noizy, i cili ka shpërndarë në Instastory një foto të së ndjerës, Jonada Avdia, e cila u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen.

“Po ti ca faji pate o drite”, ka shkruar ai përmbi imazhin e ëngjëllit. Kujtojmë që trupi i 7-vjeçares u përcoll për në banesën sot nga familjarët e saj, të cilët hapën dyert e mortit në banesën e tyre në Laprakë.

SHKARKO APP