Poezia e fundit për Ergi Dinin, nga i ati. “Vdekja më vështron me sytë tuaj”…

Ndarja tragjike nga jeta e këngëtarit 22 vjecar Ergi Dini, ka prekur shumë. Ai u nda nga kjo jetë, mbrëmjen e djeshme në një aksident fatal me motor, bashkë me shokun e tij Kejdi Halili, 21 vjeç.

Mes dhimbjes, parandjenja e të atit, Dashmir Dini, është prekëse. I ati i Ergit pak më parë ka njoftuar për të gjithë të afërmit e tyre lajmin e hidhur në rrjetet sociale, por ajo çka bie në sy është edhe një poezi për çastin më të keq, vdekjen.

“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali ynë Ergi Dini. Varrimi bëhet në orën 15.30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruani i ati, Dashamiri.

Ndërkohë që më poshtë është poezia e të ati të Ergit, shkruar një ditë para ngjarjes tragjike për të birin.

ÇAST I KEQ

Vdekja

më vështron

me sytë tuaj…

Retë dhe pulbardhat

digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja

prej lamtumire,

më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trendafilat prej gjaku

të urrejtjes,

do thahen

në parvazin e horizontit.

Unë pres

i veshur

me smokingun e zi te muzgut,

të takoj ditën tjetër…

Dashamir Dini

SHKARKO APP