Policia e kërkon, Noizy reagon në Instagram: Sonte nuk mund të jem në…
Noizy është aktualisht i kërkuar nga Policia e Kosovës, por kjo nuk e ka ndaluar që të bëjë një reagim të rëndësishëm përmes Instagramit pas zhvillimeve të fundit.
“Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, ka shkruar Noizy në postimin e tij. Ky njoftim vjen pas spekulimeve të shumta dhe një situate të tensionuar që ka ndodhur në lidhje me reperin.
Noizy është në kërkim intensiv nga Policia e Kosovës. Autoritetet kanë lëshuar një fletarrest ndaj tij pasi reperi nuk është paraqitur në stacionin policor pas një thirrjeje për intervistë lidhur me një incident të ndodhur në një diskotekë në Pejë.