Policia evakuoi Bono-n nga Nice natën e krimit

Lideri i grupit të famshëm U2, Bono Vox ka qenë në Nice dhe vetëm disa metra larg nga vendi ku M.L. Bouhlel mbyti 84 persona gjatë festimeve për festën kombëtare të Francës. Bono Vox ka qenë në restorantit “La Petite Maison”, përballë detit dhe shëtitores ku ndodhi krimi. Ai, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare është evakuuar nga policë të armatosur anti-terror, pasi kishte rastisur në atë moment të vështirë aty. Bono, përveçse këngëtar emblematik i rokut, ai njihet si një prej këngëtarëve më bamirës në botë.

SHKARKO APP