Pop Dust shkruan për Era Istrefin

Revista e njohur ndërkombëtare Pop Dust në një nga artikujt e saj shkruan për këngëtaren kosovare Era Istrefi.

Ata e kane përshkruar Istrefin si këngëtaren e parë shqiptare që ka arritur një sukses të konsiderueshëm në SHBA.

Nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta shpërndajë muzikën e saj në botë. “Besoj në mrekulli” ka thënë Era tashme që hyri në tregun Amerikan, shkruan Pop Dust.

“Fakti që nuk di shumë për industrinë e muzikës këtu është e frikshme,” thotë ajo, “por, nga ana tjetër, është shumë e mahnitshme, sepse po shtrihem në dimensione të reja. Unë jam duke u bërë më shumë një pro çdo ditë – dhe kjo është me të vërtetë emocionuese!”

SHKARKO APP