Porositi një vrasës me pagesë për t’i hequr qafe të ëmën, dënohet me 99 vite burg reperi

Një djalosh i ri, i cili aspiron të bëhet reper i famshëm, është dënuar me 99 vite burg. Ai akuzohet se ka punësuar një vrasës mepagesë për të hequr qafe të ëmën.

Qaw’mane Wilson, i cili performon nën emrin Young QC, punësoi Eugene Spencer për të eliminuar të ëmën, Yolanda Holmes, në vitin 2012. Wilson është dënuar të premten e 31 janarit nga gjykata e Ilinoisit, ku gjykatësi dëgjoi nga vetë djali se si boshatisi llogarinë bankare të së ëmës pas vdekjes së saj.

Ditën e vrasjes, Spencer tha se shkoi në shtëpinë e Holmes dhe qëlloi gruan, teksa ajo ishte në gjumë. Më pas, vrasësi u përball me të dashurin e Yolandës, e qëlloi atë me thikë dhe e hodhi në tokë pa ndjenja. Më pas u kthye sërish në dhomë për t’u siguruar se gruaja kishte ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

23-vjeçari Wilson në atë kohë vijonte të tërhiqte para nga llogaria bankare e së ëmës. Ato i përdorte për të jetuar dhe për të rregulluar Mustangun e tij, të cilën ia kishte dhuruar nëna. Para gjykatësve u shfaq edhe një video në të cilën djaloshi hidhte kartmonedha para një turme, për të cilën mendohet se ishin fansat e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në videon që në internet gjendet nën titullin “Nick Giving Back To His Fans”, reperi shkon në bankë, tërheq paratë cash dhe më pas ia hedh ato turmës që duket se e mbështet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?