Portman: Kam 100 rrëfime për ngacmime seksuale në Hollywood

Aktorja e famshme, Natalie Portman, ka thënë se ka 100 tregime të ndryshme për ngacmimet seksuale që ndodhin në Hollywood.

Aktorja që ka fituar Oscar-in është shprehur hapur për përvojat e saja për Port Magazine, duke shpjeguar se ka përjetuar ngacmime dhe manipulime nga drejtuesit ekzekutiv të studiove të ndryshme përgjatë karrierës së saj, përcjell Klan Kosova.

Problemet e këtij lloji për të kanë nisur që prej kur ka qenë fëmijë në këtë industri, kur një i ashtu quajtur tifoz i kishte dërguar një fantazi dhunimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje probleme kishte pasur edhe kur nuk ka dashur t’i ekspozojë pjesët e ndryshme të trupit, duke dashur të tregojë se ajo vlen të respektohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo ka qenë e papranueshme dhe manipulative”.

“Ndala të mendoj, nuk kam një tregim, kam qindra tregime”.

“Mendoj se ka shumë të tjerë që kanë vlerësime të tilla”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?