Portret i Era Istrefit shihet nga çdo kënd i “New York”-ut, “Times Square” flet shqip
Sukses të njëpasnjëshëm do të ketë Era Istrefi për shkak të pjesëmarrjes në këngën “Live it up” që është edhe kënga zyrtare e Kampionatit Botëror të Futbollit që pritet të çelet shumë shpejt në Rusi.
Ende nuk ka dalë klipi i këngës, por audio ka mjaftuar që “Live it up” të dëgjohet kudo e të kthehet menjëherë në hit. Kjo sigurisht edhe për arsyen se në këngë përkrah Erës janë dhe yjet si Will Smith apo Nicky Jam, të cilët janë të preferuar botërisht.
Reklama e këngës “Live it up” pasditen e djeshme është shfaqur në monitorin kryesor të “Times Square”, sheshit më të madh dhe më të rëndësishëm të Neë York-ut, ku duhet thënë se edhe pak sekonda mjafton të shfaqesh aty për tu bërë një yll ndërkombëtar duke qenë se është një pikë strategjike për gjithë qytetin gjigand që ka mundësi ta shohi reklamën. Portreti i Erës është shfaqur aty dhe kjo e fundit s’mund të ishte më e lumtur se kaq ndaj dhe e ka shpërndarë në Instagram këtë moment fantastik.
Sigurisht, edhe komentet e ndjekësve të saj kanë qenë nga më të mirat, sidomos të shqiptarve që jetojnë në Neë York dhe kanë mundësi që të kenë një shenj shqiptare në monitorin më të rëndësishëm të qytetit.