Post ditëlindja e Viola Spiros na zbuloi se Roza Lati ka rënë në dashuri!

Dy ditë më parë, një nga moderatoret më të bukura sportive, Viola Spiro ka bërë 29 vjeç. Moderatorja e emisionit të sportit në RTSH ka zgjedhur ta festojë mbrëmjen e djeshme ditëlindjen në një darkë mes vajzash, duke mbledhur kështu mikeshat e saj më të ngushta.

Në një tavolinë të dekoruar me detaje të personalizuara, vajzat kanë kaluar një mbrëmje të këndshme ku kanë biseduar dhe festuar deri vonë. Ama post ditëlindja e Viola Spiros na zbuloi një tjetër detaj.

Përballë Violës, në krye të tavolinës ka qenë e ulur moderatorja Roza Lati. Një moment Roza është ngritur në këmbë me gotën në duar, duke e goditur lehtë për të tërhequr vëmendjen. Pasi ka marrë vëmendjen e të gjitha vajzave, Roza ka kërkuar nga të gjitha që të ngrenë një dolli e të pinë një gotë për dashurinë.

“Le të ngremë një dolli. Lum kush është i dashuruar. Lum kush dashurohet!”,- është shprehur moderatorja e njohur.

Entuziazmi me të cilin ajo është shprehur na bën të kuptojmë se, mesa duket edhe Roza ka rënë në dashuri. Deri tani, moderatorja e ka mohuar të jetë në një lidhje por kjo dolli e saj mbi dashurinë na tregon se ndoshta në krah të saj tashmë është një person i veçantë. /Blitz.al/

SHKARKO APP