Postimet e yllit të Bollywood me kancer inspirojnë fansat

Aktorja Bollywood Sonali Bendre është kthyer në Indi pas trajtimit të një forme agresive të kancerit në New York.

Ndjekësit e saj në mediat sociale i kanë uruar shërim dhe janë lutur për shëndetin e saj, pasi aktorja dokumentoi udhëtimin e saj me kancerin për disa muaj.

Bashkëshorti i yllit të filmave, Goldie Behl  tha për mediat lokale se ajo po rikuperohej, por kishte nevojë për kontrolle të rregullta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe disa pacientë me kancer janë shprehur se postimet e Bendre në rrjetet sociale kanë qenë inkurajuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Renuka Prasad, një e mbijetuar e kancerit të gjirit, që punon në Shoqërinë Indiane të Kancerit, tha për BBC se fakti që të famshmit flasin hapur për “tema tabu”, si kanceri, është një ndryshim i mirëpritur.

“Kur shohim njerëz si Sonali Bendre që i gëzohen jetës, është shumë inkurajuese dhe motivuese,” tha ajo. “Kjo u tregon pacientëve se kanceri nuk duhet të jetë një urdhër vdekjeprurës, ka jetë pas saj dhe shpesh mund të jetë e mirë.”

Prasad, e cila punon me pacientë me kancer, shtoi gjithashtu se: “Të famshmit që flasin për sëmundje të tilla janë të rëndësishëm, sepse rrisin ndjeshmërinë”.

Aktorja e famshme u diagnostikua me kancer në muajin korrik.

Të mëngjesin e së hënës(3 dhjetor), India u zgjua në lajmin e bukur se Bendre kishte mundur kancerin.

Ajo mbërriti në aeroportin e Mumbai herët në mëngjes, duke u mbajtur në duart e  bashkëshortit Goldie Behl.

Është një fund i lumtur.

Në një post në Twitter të dielën, Bendre tha “lufta nuk kishte mbaruar ende”, por që mezi priste të kthehej në shtëpi në qytetin e Mumbai.

https://www.instagram.com/p/BprW3dfHPdr/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?