Prada largon nga puna të dashurën e Ronaldos, ja aryeja

SPANJE – Georgina Rodriguez ka humbur punën javën e fundit. E dashura e re e Cristiano Ronaldos, e cila iu bashkua Prada-s, vetëm pak muaj më parë, është detyruar që që të lërë punën, pasi kjo kompani nuk i ka rinovuar kontratën.

Untitled-2

e-dashura-ronit
Sipas “El Mundo”, e dashura e yllit portugez është shkarkuar nga puna, që merrte 1200 euro në muaj, plus komisionet për çdo shitje që bënte.

Mendohet se arsyeja që kompania ka zgjedhur për të mos vazhduar kontratën me të ka qenë fakti që ajo është shumë e famshme, dhe një pjesë e madhe e klientëve e kishin mendjen te ajo dhe jo te produktet e “Pradas”.

Kjo është hera e dytë që ajo humbet punën për të njëjtën arsye, pasi një gjë e tillë ndodhi pak kohë më parë dhe tek “Gucci”. Ronaldo prej kohësh ka një lidhje me Georginan të cilën edhe e ka bërë publike.

SHKARKO APP