Pranga aktorit italian, u kap duke blerë kokainë tek një shqiptar

Një aktor italian është vënë në pranga  pasi u kap duke blerë kokainë tek një 32-vjeçar shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin Roberto Brunetti i njohur edhe si ‘Er Patata’ është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, nën akuzë për blerje dhe shpërndarje droge. Mediat italiane shkruajnë se, ‘Er Patata’ është ndaluar në momentin kur ishte duke blerë një sasi droge nga një 32-vjeçar shqiptar, i cili njihej si shpërndarës droge në disa lagje të Romës. Pas ndalimit, policia ka ushtruar kontroll në banesë aktorit ku i ka gjetur 987 gram marijuanë dhe 900 gram hashash, materiale për paketimin e drogës dhe 2 mijë euro. Policia italiane vuri në pranga edhe shqiptarin, i cili shiste lëndën narkotike.

SHKARKO APP