Pranga reperit Nelly për drogë

Për posedim të lëndëve narkotike, reperi amerikan Nelly është vënë në pranga. Sipas ‘TMZ’, autobusi i turneut me të cilin ai po udhëtonte është ndaluar në Tenesi të SHBA, ku pas kontrollit u zbulua një sasi e vogël kanabisi dhe disa armë.

Në një deklaratë të dhënë nga avokati i reperit thuhet se: "Nelly ishte një nga personat që po udhëtonte në autobusin e turneut dhe u ndalua nga policia për një kontroll në Tenesi. Në fakt, ndodheshin 15-20 njerëz që kishin akses në autobus. Supozohet se një sasi lënde narkotike është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë. Ne jemi shumë të bindur se kur faktet të dalin, Nelly nuk do të ketë aspak lidhje me kontrabandën që supozohet se është zbuluar", përfundon deklarata për këngëtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?