Prapa bukurisë së saj, fshihet dhe jetë si mashkull(FOTO)
Askush nuk do ta mendonte se prapa bukurisë së saj, fshihet dhe jetë si mashkull. Braziliania Thalita Zampiroli poston në rrjetet sociale foto që nuk të lënë të dyshosh për feminilitetin e saj. 26-vjeçarja e përfolur për një lidhje me futbollistin Romario ka qenë mashkull. Në moshën 18-vjeçare, ajo i është nënshtruar operacionit të ndryshimit të gjinisë, përfshirë edhe protezat e gjoksit.
Thalita thotë se e ka ndier veten keq në trupin e një mashkulli dhe dëshira e saj më e madhe ka qenë të bëhet femër. Transeksualja ka punuar si modele, por agjencia i ndërpreu kontratën pasi mori vesh se nuk kishte lindur femër.
Ajo pretendon se ka qenë e lidhur me futbollistin Romario për një vit, por ky i fundit e ka hedhur poshtë këtë gjë, duke e kërcënuar se do ta çojë në gjyq. Thalita është shumë e famshme në rrjetet sociale. Ajo ka një kanal në “Youtube”, 29 mijë fansa në “Facebook” dhe një llogari shumë të ndjekur në “Instagram”.