Preferncat e Beyonce për Halloween

Festa e Halloween konsiderohet si një festë ku duhet të “maskohesh” me një kostum paksa të frikshëm. Por, nuk është kështu. Shumë personazhe të njohur të show biz-it shqiptar dhe të huaj kanë zgjedhur një tjetër kostum për atë natë. Ne jemi ndalur tek këngëtarja Beyonce dhe rreperi Jay Z të cilët publikuan pak ditë më parë disa foto me veshjet e tyrë natën e Halloween. Fotot e zbuluara tregojnë se çifti ka preferuar që këtë vit të vijnë të veshur si Lil Kim dhe The Notorious B.I.G.

Duket se ajo ka zgjedhur që atë natë të ketë më shumë se sa një kostum duke ia dedikuar të Lil ‘Kim. Fotot janë publikuar nga vetë këngëtarja, e cila ndau një postim në rrjetet sociale të titulluar “ Halloween 2017 Lil Kim”. Në këtë postim diva e skenës botërore ka falenderuar edhe paraardhësen e saj në muzikën hip hop. “Hip-hop nuk do të ishte i njëjtë pa Mbretëreshën tonë origjinale”, shkruan ajo. Fotot tregojnë shumë mirë imitimet dhe kostumet që Beyonce ka zgjedhur për atë natë duke ia kushtuar Lil Kim. Hidhini një sy për të parë se si duket Beyonce. Kjo e fundit ishte e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj Jay Z, i cili gjithashtu u bë pjesë e përzgjedhjes së këngëtares.

Ajo e kishte imituar Lil deri në detaje, në çdo kostum që kishte përzgjedhur, sa kushdo që do e shikonte me bindje mund të thoshte që kemi të bëjmë me një sozi të saj. Sidomos në dy veshje të saj, ka një ngjashmëri të frikshme. Lil Kim e kishte mbërthyer botën e modës në vitet ’90 dhe derimë tani pa dyshim nuk ka asnjë nuk mund ta sillte më mirë se Beyonce.

Siç zbulon hashtag #LilKimHalloween, ndikimi i Kim mbulon brezat, duke e bërë gati të pamundur të zgjedhësh vetëm një vështrim. Kjo është arsyeja pse Beyoncé zgjodhi të përsëriste pesë, duke përfshirë edhe ansamblin e guximshëm të ngjyrës së gjerlbër që ajo mbante në Tour No Way Out Tour të Puff Daddy në 1997./Shekulli/

SHKARKO APP