Prej ditësh në koma për shkak të mbidozës, ndërron jetë reperi DMX

DMX nuk ia doli të fitojë betejën me lëndër narkotike. Reperi u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare pasi u shtrua në spital më 2 Prill në Nju Jork nga një atak në zemër i shkaktuar nga mbidoza.

DMX, emri i vërtetë i të cilit ishte Earl Simmons, kishte qenë në një gjendje vegjetative që nga mometi i shtrimit të tij . Ai kishte vite që vuante nga varësia ndaj drogës dhe u detyrua të anulonte disa herë koncertet e tij dhe të shkonte në qendrat e detoksifikimit.

Dmx që është për Dark Man X, ishte veçanërisht i famshëm në fund të viteve 1990 për rimat e tij gotike të nënvizuara nga timbri i thellë vokal dhe tani konsiderohet si një nga artistët reperë më me ndikim të gjithë kohërave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?