Prek aktori i “Portokallisë”, ja çfarë thotë në ditëlindjen e të birit

Për aktorin e njohur të “Portokallisë” Marin Orhasani dita e sotme është një nga më të bukurat pasi djali i tij Maidi ka ardhur në jetë.

Përmes një urimi të gjatë në rrjete sociale ai i ka uruar vogëlushit të tij ditëlindjen me fjalë mjaft të ndjera.

“Per ty djali im Maidush. Kampioni im absolut. Per ty king-u im mendoja kur nuk ishe, jam lutur per ty. Per ty mendoj tani, çdo sekondë, lutem çdo ditë përsëri, më shumë. Për ty zgjohem çdo orë të natës e vij të shoh, rri mbi ty e nuk e besoj që të kam. Të gjithin për vete, për ne. Për ty shqetësohem kur me thua do bëhesh aktor, për ty mendoj kur të them jo.

Por, Për ty unë do jem me ty ç’te duash të bëhesh ti. Për ty bëhem si i cmendur kur më merr moshatarja jote, mami, e më thotë që nuk ke ngrënë. Për ty ngordh kur më thua që ke bo llafe me mamin. Për ty vdes kur bën presion. Per ty shkrihem kur e ha kosin me pirun. Për ty i jam Zotit falenderues deri ne pafundësi. Per ty marr frymë bir veç për ty.  EDHE 100 o vullkani im Tërmeti babit.  p.s Me fal qe nuk ta bleva dot sot Lamborginin. E kishin myll ata çunat se janë me pushime,”-përfundon postimi i tij në rrjete sociale./Gazeta Express/

SHKARKO APP