Premtimet e Dukës dhe Ademit në futboll: Messi do luajë me Vllazninë…

Presidenti i ”Federatës Shqiptare të Fubollit” Armand Duka dhe Presidenti i ”Federatës të Fubollit të Kosovës” Agim Ademi, ishin të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në ”Shiko Kush LUAN”. Para se të kalonin në sfidën e tyre, Armand dhe Agim duhet të mbanin secili nga 5 premtime me pak shaka, “funny” dhe të vërteta mbi kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës.

Premtimet e Dukës ishin këto:

-“Shqipëria jo vetëm që do marrë pjesë ne finalet e Botërorit në Katar, por do jetë pjesëmarrëse edhe në gjysmëfinalet e Katarit!
-Mesi ka deklaruar se do ta mbylli futbollin me ekipin e Vllaznisë!
-Madje e ka dëgjuar edhe Ronaldo, po mendohet të vijë me Tiranën!
-Laçi që do të marrë pjesë në kupat e Europës, pretendon që do tëjetë në gjysmëfinalet e Europa League.
-Numri i vajzave që luajnë futboll në vitin 2021 do dyfishohet!

Premtimet e Ademit ishin këto:

-Do ta bëjmë kupën Nënë Tereza që të marrin pjesë të gjitha ekipet shqiptare dhe kosovare që jemi 1.
-Do të themi që Kosova prap edhe pse do bëhet ekipi, mund të themi kryesor në Ballkan, sigurisht do te shërbejë për ekipin kombëtar dhe do të japë gjithmonë futbollista sa më shumë që është e mundur, pasi kemi mjaft.
-Do ta bëjmë shumë shpejt një stadium nacional në Kosovë, i cili do të jetë po ashtu i bukur si stadiumi në Tiranë, me 30.000 vende.
-Do ta bëjmë kupën sigurisht që po, presim që shtetet tona ta bëjnë “Shqipërinë e madhe” dhe na duhet një “league”. Une dhe Duka mund ta përfundojmë këtë “league” për dy orë.
-Në vitin 2023, presidenti Duka do të konkurrojë për President të UEFA.

SHKARKO APP