“Pres një fëmijë nga ty”, Shpat Kasapi merr lajmin në emision direkt, ja si vepron (VIDEO)
Intervistë aspak si të tjerat për Shpat Kasapin, ku e ka zënë ngushtë. Kohëve të fundit, formatet e emisoneve televizive kanë nisur të përfshijnë çdo herë dhe më shumë lojërat me të ftuarit.
Një suprizë e pakënshme, ju rezervua këtë herë këngëtarit Shpat Kasapit. i ftuar në emisionin “Kojshia Show”.
Prezantuesi i emisionit gjatë transmetimit, ftoi një vajzë nga Shqipëria, e cila u prezantua si e dashura e Shpatit. Ndërkohë që nga ana tjetër, prezantuesi në mënyrë ironike e pyet vajzën nëse është Afërdita, pyetje së cilës këngëtari i përgjigjet duke thënë se Afërdita i paska lyer flokët e zeza.
Loja vazhdon dhe pa pikë kulminante ku modelja nga Shqipëria thotë se gjërat midis tyre janë bërë shumë serioze dhe se ata të dy po presin një fëmijë.
Por, Shpatit mesa duket kjo “suprizë” nuk shkoi deri në fund, pasi ai e ka kuptuar lojën. I mërzitur, ai ngrihet dhe largohet nga emisioni.
Shpati ka reaguar duke thënë se:”Nuk janë gjëra që i prisja t’mi bëje. Unë erdha për respekt”, u përgjigj ai pasi këmbënguljes së prezantuesit për ta mbajtur Shpatin në studio.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=YYgj_GMeEIs” width=”460″ height=”315″]