Presidenti Nishani feston 50 -vjetorin, ja dhurata e veçantë nga shqiptarët e Çikagos

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani kremtoi dje 50 vjetorin e lindjes. Por ditëlindja e tij ka përkuar me një vizitë në shtetin e Illinoisit të SHBA-ve. I shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe delegacioni zyrtar, Presidenti, siç duket edhe nga foto u mirëprit me shumë ngrohtësi nga bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë të Çikagos në shtetin e Illinoisit. Ata i dhuruan Presidentit këtë fanellë me ngjyrat kuqezi, ku është shkruar mbiemri i tij dhe numri 50, në shenjë simbolike për ditëlindjen e 50-të tij.

Fillimisht Presidenti dhe Zonja e Parë takuan një nga një drejtuesit dhe anëtarët e rreth 20 shoqatave atdhetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në mbarë shtetin e Ilinoisit, drejtuesit e komuniteteve fetare, të cilët i mikpritës duke u shprehur nevojën që edhe në Çikago të hapet një konsullatë e Republikës së Shqipërisë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve dhe përmes tyre mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan të Ilinoisit, Presidenti Nishani theksoi se: “Qëllimi kryesor i vizitës në Çikago ishte pikërisht ky takim me ta, për të parë, ndjerë dhe prekur nga afër një komunitet kaq të mrekullueshëm”.

Rezultate imazhesh për presidenti nishani feston ditelindjen

SHKARKO APP