Presidenti Trump bëhet lëmsh nga gazetaret bionde

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka marrë përsëri vëmendje gjatë konferencës për shtyp me presidentin finlandez, Sauli Niinisto. Ai ngatërroi dy gazetare bionde që ishin pjesë e konferencës. Kur homologu i tij zgjodhi gazetaren që të bëjë pyetjen e radhës, Trump mendoi se ishte e njëjta me parafolësen. “Përsëri e njëjta?”, tha presidenti, ndërsa u korrigjua nga homologu se është gazetare tjetër. Të dyja gazetaret ishin nga Finlanda, por e para ishte Paula Vilen që pyeti Trumpin lidhur atë nëse Rusia përbën kërcënim. Ndërsa gazetarja e dytë ishte Maria Annala që u ngatërrua nga presidenti bëri pyetjen e saj pas 10 minutash, duke i thënë se në Finlandë ka shumë femra bionde.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?