Presidenti Trump një vit me modelen playboy
Të premten “The New York Times” publikoi lajmin se në shtator 2016 avokati më jetëgjatë i Presidentit Trump, Michael Cohen regjistroi fshehtas një bisedë me të ku flitej për “mënyrën që do të paguanin një ish-modele të Playboy [Karen McDougal] e cila kishte pasur një lidhje intime me të”.
Menjëherë pas kësaj “The Washington Post” nxorri të tjera detaje nga ngjarja. Ajo citonte “një burim familjar” me regjistrimin mes Cohen dhe Trump të cilët diskutonin që të nënshkruanin një kontratë me vajzën për të bllokuar rrëfimin e saj.
Kontrata do të nënshkruhej nga “AMI” një kompani e afërt me National Enquirer. Drejtori i saj, David Pecker e përshkruan veten si mik të afërt të Trump.
Pak ditë përpara zgjedhjeve të 2016-ës, “The Wall Street Journal” nxori lajmin se AMI e pagoi McDougal për të drejtat e historisë së saj në gusht 2016, një muaj përpara se Cohen të regjistronte bisedën me Trump. Megjithëse kishte të drejtat “Enquirer” nuk publikoi kurrë asnjë detaj nga kjo histori duke i dhënë zë një praktike të quajtur “kape dhe vrite”. Besohet se avokati i Trump pagoi 150 mijë dollarë për heshtjen e modeles.
Kur “WSJ” e botoi lajmin, zëdhënësi i fushatës së Trump, Hope Hicks mohoi gjithçka. “Nuk kemi asnjë dijeni për këtë” – tha ai, por nga ajo që u raportua të premten është e qartë se kjo ishte një gënjeshtër. E vërteton këtë operacioni FBI-së në zyrat e Michael Cohen, avokatit të Trump në 9 prill të këtij viti.
Biseda e regjistruar mes avokatit dhe Trump u konfiskua. Avokati i tanishëm i Trump, Rudy Giuliani tha se çdo regjistrim i bërë nga Cohen nuk përbën provë. “Asgjë që është thënë në atë bisedë të regjistruar nuk implikon presidentin. Ai nuk ka pasur asnjë dijeni për pagesën e bërë për modelen nga AMI” – tha Giuliani.
Pornostarja Stormy Daniels është në lajmet e para, por Karen McDougal duket një problem më i madh për Trump.
CNN raporton se FBI e ka tashmë bisedën e regjistruar me Trump dhe Cohen. Sipas të njëjtave burime Trump aty flet për pagesën e modeles me të cilën ai kishte pasur një lidhje gjatë kohës që ka qenë i martuar me Melania. Trump i tha “Times”: “Nuk mund ta besoj që Michael do ma bënte këtë gjë” – citon CNN. Pak kohë më parë vetë ish-modelja Karen McDougal foli hapur për lidhjen me Trump duke i kërkuar falje Melania për atë që kishte ndodhur në 1 vit të lidhjes së saj me miliarderin.©LAPSI.al