Prezantohet Arilena Ara në finalen e Eurovision 2020, jep mesazhin e rëndësishëm për të gjithë
Ka nisur në orën 21:00 finalja Eurovision 2020 online, ku pjesëmarrës janë 41 artistë nga shtete të ndryshme.
Shqipërinë e ka përfaqësuar Arilena Ara me këngën “Fall from the sky” e cila është publikuar edhe në Youtube me videoklipin zyrtar.
Gjatë prezantimit të këngës së saj në finalen e Eurovision 2020 të quajtur ndryshe si “Europe Shine A Light”, Arilena ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë në këtë periudhë koronavirusi.
“Ju lutem kujdesuni për familjen dhe veten tuaj, do ja dalim të gjithë së bashku. Botë të dua”, kanë qenë fjalët e Arilenës gjatë prezantimit në natën finale të Eurovision.