Prezantueses së famshme i ndodh e papritura: Pëson paralizë faciale pas operacionit te dentisti

Prezantuesja e famshme italiane Mara Venier ka ndarë më publikun traumën që ka kaluar vetëm pak ditë më parë, kur iu nënshtrua një opracioni në dhëmballë dhe gabimi i dentistit i shkaktoi një paralizë të pjesshme faciale.

Ajo rrëfeu se ka humbur ndjeshmërinë në një pjesë të fytyrës dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje tjetër te një mjek tjetër, por ende ka një rrugë të gjatë për t’u shëruar.

“Miqtë e Instagramit, dua të ndaj makthin që po jetoj… Të hënën e kaluar shkova te një dentist këtu në Romë për një implant të planifikuar prej muajsh … Arrita në zyrë (tani për tani nuk po e them emrin dhe adresën) në 9.30. Dola në 17.30, pas orësh! Nga ai moment humba plotësisht ndjeshmërinë e një pjese të fytyrës sime, gojës, fytit, buzëve dhe mjekrës! Po e shmang pjesën tjetër, sepse ky nuk është vendi (me dentistin do flasim diku tjetër). Të enjten nxitova për te kirurgu MaxilloFacial, Valentini Valentino (të cilin e falënderoj shumë), i cili pasi kontrolloi gjendjen të premten, më operoi për të hequr implantin që shkaktoi dëmtimin. U shtrova në spital … salla e operacionit, anestezi totale, një makth! Sot do të bëj një kontroll, por do të jetë një gjë shumë e gjatë (shpresoj të shmang një ndërhyrje tjetër)”, -shkroi ajo në një postim në Instagram, duke publikuar edhe një foto nga spitali.

SHKARKO APP