Prezantuesi nuk mbështet idenë që një e huaj u zgjodh Miss Kosova
Camila Barraza nga Argjentina është shpallur “Miss Kosova 2016” duke lënë prapa 14 bukuroshe shqiptare dhe u bë konkurrentja e vetme e huaj që e fiton këtë garë bukurie. Një vendim i tillë për të shpallur një të huaj më të bukurën e Kosovës, nuk ka mbështetjen e prezantuesit dhe moderatorit të njohur kosovar, Labinot Gashi. “Zana Krasniqi, Marigona Dragusha, Afërdita Dreshaj, Kështjella Pepshi, Diana Avdiu, Mirjeta Shala, Artnesa Krasniqi. Faleminderit për përfaqësimin e bukurisë kosovare e shqiptare që keni përfaqësuar vendin tuaj. Nuk jam person që ndonjëherë kam kritiku, apo kam paragjykuar, po derisa një shtet si ne shqiptarët që kemi pas sukses sa i përket bukurisë, pse duhet një argjentinase të na përfaqësojë shtetin tonë. Respekt për organizimin”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram. Sido që të jetë, Camila do të përfaqësojë Kosovën në dy spektaklet e njohura “Miss World 2016” dhe “Miss Universe”, i cili do të mbahet në Filipine.