Prezantuesja seksi e ekranit shqiptar: Nuk lidhem në verë se është shumë vapë
Ajo është një ndër femrat më seksi në vendin tonë. Flasim për brunen Einxhel Shkira, e cila është shndërruar shumë shpejt në një prej personazheve më të dashura për publikun.
Moderatorja e emisionit në In TV, ka treguar se për shumë gjatë do të jetë ndër vajzat më të përfolura të ekranit. Veçmas pozave seksi, Einxhel nuk ngurron të japë as përgjigjet e drejtpërdrejta, ashtu si vetëm ajo di ti japë. Për “Bluetooth”, moderatorja ka folur për stinën e verës dhe si po i kalon ajo këto ditë, raporton gazeta “Panorama”.
Duket se pak kohë ka për pushime, duke qenë se deri në fund të korrikut do të jetë në punë. “Këtë verë njësoj si verën e kaluar vendin e pushimeve e ka zënë puna, të paktën deri në fund të korrikut. Jemi të impenjuar me mbylljen e sezonit televiziv dhe shumë pak hapësira kam pasur për ndonjë arratisje të vogël afër Tiranës, duke shoqëruar familjen me pushime në bregdetin e Durrësit. Shpresoj shumë që në gusht të realizoj ndonjë udhëtim me shoqërinë, por vendi është akoma i pavendosur”.
Më rritjen e temperaturave, ajo na premton se do të dijë të vij sensuale për ndjekësit e shumtë që ka. “Nuk e di a do të vij e nxehtë apo e ftohtë, por me këto temperatura të larta është pak e vështirë të dalësh në foto me xhupa (qesh).
E për të gjithë fansat e saj, sidomos ata meshkuj, kjo verë s’do të jetë momenti kur ta shihni çift Einxhelin.