Princ Harry tro*dit britanikët: Jam më i rrezikuar seç ishte nëna ime, donin më të vr*snin

Princ Harry ka tronditur britanikët me deklaratat e tij se është më i rrezikuar seç ishte nëna e tij, Diana. Këto deklarata të princ Harry vijnë pas publikimit të disa dokumenteve Gjykata e Lartë në të cilat flitet për racizëm dhe ekstremizëm në rastin e kërcënimeve në lidhje me Dukën e Sussex.

Harry pretendon se Meghan Markle dhe fëmijët e tij Archie dhe Lilybet, nuk kanë qenë të sigurtë që kur siguria speciale e ofruar nga pallati nuk ishte më e njëjta. Dokumentet e gjykatës, të cilat nxjerrin në pah kërcënimet për të cilat Harry flet, tregojnë se Al-Kaeda kishte planifikuar të vriste princin pasi ky i fundit shkroi për vrasjen e 25 luftëtarëve talebanë në librin e diskutueshëm të Spare.

“Unë jam në një pozicion që as nëna ime nuk ishte 23 vjet më parë. Sot, me rrezikun që është më i madh, për sa i përket racizmit, dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi nëse diçka ndodh”, tha Harry.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?