Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
Princi i kurorës Leka Zogu II dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, i janë bashkuar mbrëmjen e djeshme marshimit të zhvilluar në kryeqytet.
Princi dhe Celibashi janë në pritje të një fëmije ndërsa janë fotografuar duke ecur në mesin e pjesëmarrësve në tubim.
Pjesëmarrja e çiftit në marshim vjen në një kohë kur protestat po vijojnë prej 11 ditësh në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit duke kërkuar anulimin planit për investimin në Zvërnec e deri te dorëheqja e qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

