Princ Leka dhe Elia Zaharia, në pushime para dasmës!
Princ Leka dhe artistja e njohur Elia Zaharia do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë këtë vit, në muajin tetor, ku pritet të jetë dasma e vitit.
E përderisa përgatitjet për ceremoninë martesore kanë filluar, Princi dhe Elia kanë vendosur që t’i japim vetes disa ditë pushim. Ata kanë publikuar disa fotografi në rrjetet e tyre sociale, ku duken më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit.
Elia ka qenë ajo që ka hedhur një foto në Instagram ku shihet bashkë me princin duke kaluar çaste të këndshme në plazh.