Princesha Geraldinë feston ditëlindjen e parë, mami Elia e përlotur

Si sot një vit më pare, Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë.

Elia solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Ndërkohë, pak minuta më herët, ajo ka ndarë në Instagram disa foto familjare, shoqëruar me një dedikim shumë emocionues për të bijën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elia thekson që prej një viti i ka ndryshuar jeta dhe ndihet shumë e bekuar nga Zoti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës! Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime”, ka shkruar ajo krahas fotove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?