Princesha la gjithçka për dashurinë, japonezët u ngritën në protesta (FOTO)

Ligji japonez përcakton se nëse një anëtare femër e familjes mbretërore martohet me një person të thjeshtë, nuk do të gëzojë më statusin perandorak. Ky rregull i rreptë nuk e pengoi princeshën Mako të kurorëzohet me Kei Komuron. 30-vjeçarja u largua nga pallati për t’u zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara ku Komuro punon si avokat.

Japonezët ishin kundër kësaj martese, madje u ngritën në protesta. Marrëdhënia e princeshës është kritikuar në media e rrjete sociale dhe duket se zgjidhja më e mirë për Makon është largimi nga vendi.

Në përpjekje për të zbutur opinionin pubik, ajo refuzoi dhe pagesën 1 milion dollarëshe që u jepet vajzave kur largohen nga familja mbretërore. Më herët ishte tezja e saj, Sayako, vajza e vetme e perandorit Akihito, që u martua me planifikuesin e qytetit Yoshiki Kuroda në vitin 2005.

SHKARKO APP