Princeshë Beatrice shfaqet për herë të parë shtatzënë
Mbesa e Mbretëreshës, princeshë Beatrice është në pritje të ëmbël dhe për herë të parë ka treguar barkun e rrumbullakosur gjatë lojës së tenisit në Wimbledon.
Princesha 32 vjeç shoqërohej nga bashkëshorti Edoardo Mapelli Mozzi. Beatrice kishte veshur një fustan me pika me mëngë të fryra teksa qëndronte në rreshtin e parë.
Vetëm pak javë më parë çifti festoi edhe përvjetorin e martesës. 1 vit më parë Beatrice dhe Edoardo u martuan me një ceremoni private vetëm me miq dhe të afërm.