Princi Carl dhe Princesha Sofia zbulojnë për herë të parë portretin dhe emrin e djalit të porsalindur

Princi Carl Philip dhe Princesha Sofia kanë zbuluar emrin e djalit të tyre të porsalindur.

Çifti kanë publikuar imazhin e parë të foshnjës, duke zbuluar edhe emrin që i kanë vendosur.

“Ne jemi kaq të lumtur dhe mirënjohës që jemi në gjendje të mirëpresim djalin tonë të tretë në familjen tonë. Unë, Princesha Sofia dhe dy vëllezërit e tij të mëdhenj, të gjithë kemi dëshiruar për këtë ditë. Edhe tani po presim me padurim ta njohim këtë anëtar të ri të vogël të familjes tone”, tha Princi Carl Philip në një deklaratë pas lindjes së djalit të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kungahuset 🇸🇪 (@kungahuset)

Kujtojmë që çifti janë prindër edhe dy djemve më të mëdhenj, të cilët u gëzuan shumë me ardhjen në jetë të Julian.

/abcnews.al

SHKARKO APP