Princi Charles bëhet ”Mbret” për pak orë, ja çfarë ndodhi (FOTO)
Që nga viti 1963 për herë të parë, diçka ndodh në familjen Mbretërore në Britaninë e Madhe. Këtë vit nuk ishte mbretëresha Elizabeta II ajo që hapi sesionin e ri parlamentar të Britanisë së Madhe. Fjalimi tradicional i mbretëreshës, me pikat e programit të qeverisë, u lexua në Westminister nga Princi Charles, i cili për pak orë mori rolin e një mbreti.
Princi Charles tha se Mbretëria e Bashkuar do të orientohet drejt energjisë së pastër, fuqizimit të ekonomisë dhe mbrojtjes së familjeve nga shtrenjtimi i kostos së jetesës.
Në fjalimin e rëndësishëm nuk mungoi Ukraina dhe garancitë për demokracinë në botë. “Në këto kohë sfidash, qeveria e madhërisë së saj do të luajë një roj udhëheqës në mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë përreth botës, përfshirë vazhdimin e mbështetjes për njerëzit e Ukrainës”.
Princi Charles i veshur me uniformën e tij të admiralit, lexoi agjendën e qeverisë në një fron, pranë të cilit ishin ulur dukesha Camille dhe Princi William, i dyti në radhën e trashëgimit të fronit mbretëror pas babait të tij.