Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman hakon telefonin e Jeff Bezoz nëpërmjet WhatsApp

Sipas një raporti të ri nga The Guardian, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ka vjedhur të dhënat e telefonit të Jeff Bezoz pas disa bisedimeve miqësore të mbajtur midis tyre, por pretendohet se një video e dërguar nga Salman mendohet se ka kompromentuar telefonin e Bezoz kur është hapur, rreth një vit më parë.

“Sasi të mëdha të të dhënave” u nxorën nga telefoni i Bezos në disa orë, sipas raportit, por është e paqartë se çfarë informacioni u komprometua.

Raporti sugjeron se zyrtarët sauditë mund të kenë fituar informacione private rreth Bezos përpara se National Enquirer të publikonte një histori në lidhje me marrëdhënien e tij jashtëmartesore.

Qeveria Saudite e quajti raportin e The Guardian “absurd” duke bërë thirrje për “një hetim mbi këto pretendime në mënyrë që të kemi të gjitha faktet”.

Avokati i Bezos i tha The Guardian se Bezos “po bashkëpunonte me hetimet”, por nuk pranoi të komentojë më tej.

Shefi i sigurisë së Bezos, Gavin de Becker, tha në mars se një hetim i brendshëm zbuloi se Sauditët “kishin qasje në telefonin e Bezos dhe kishin fituar informacione private”.

Sipas The Guardian, Bezos mund të ketë qenë një objektiv për një hakmarrje saudite për shkak të pronësisë së tij në Washington Post, e cila ka ngritur kritika për mbretërinë.

SCAN

SHKARKO APP