Princi William cilësohet burri më seksi në botë, por falë…
Princi William është cilësuar “seksi” plot 17.6 milionë herë dhe kjo e bën zyrtarisht atë njeriun tullac më seksi në botë. Ai tashmë ka një titull të ri, përveç atij të mbretit të ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar: ai është njeriu më seksi tullac në botë.
Kjo është deklaruar nga qendra mjekësore e Londrws “Longevita”, e specializuar në kirurgjinë estetike, e cila kreu studimin duke analizuar se sa herë Duka i Kembrixhit është përcaktuar si “seksi” në artikujt online. Studiuesit zbuluan se 38-vjeçari u përshkrua si “seksi” 17.6 milionw herë në artikuj, komente dhe postime të gjetura përmes kërkimit në Google.
Duke i vendosur ata në një renditje hipotetike, Princi William mundi të tjerët si megastarin e boksit Mike Tyson, i cili doli i dyti me 8.8 milionw përmendje “seksi” në internet. Në vendin e tretë, me 7.4 milionw u rendit aktori i Fast & Furious, Jason Statham.