Princi William dhe Princi Herry, ja si e ruajnë kujtimin e nënës së tyre

Koncerti i Princit William dhe Harry për Lady Diana

Vetëm një muaj para 10-vjetorit të vdekjes së nënës së tyre (atë ditë ajo do të kremtonte datëlindjen e saj të 46-të) Princi William dhe Princi Harry organizuan një koncert në stadiumin Wembley të Londrës në nder të Princeshës Diana. Në koncertin e para disa vitesh, në kujtim të Dianës, morën pjesë Elton John, Kanye West dhe mbajtën fjalime disa nga emrat më të njohur botërorë si; Nelson Mandela, Bill Clinton dhe David Beckham. Ngjarja ishte dhe mbetet një nga më të mëdhatë në memorien e publikut, pas funeralit të princeshës Diana.

Unaza e Kate

Kur William dhe Kate Middleton shpallën zyrtarisht lidhjen e tyre, të gjithë sytë ishin mbi unazën e famshme në gishtin e majtë të Kate. Unaza me diamante ishte e njëjta që Princi Charls i dha Diana në vitin 1981. Gjatë intervistës zyrtare të çiftit pas martesës, William tha se ai zgjodhi këtë unazë për Kate, pasi kjo ishte mënyra më e mirë e  mbajtjes afër të Princeshës Diana për të gjithë.

Martesa e William me Kate

Duke filluar që nga detaji i luleve e deri tek vendi, martesa e William dhe Kate  në vitin 2011 ishte e mbushur përplot me detaje në kujtim të Dianas. Westminster Abbey është vendi ku u mbajt në vitin 1997 funerali i Dianës. Në buqetën e luleve që mbante Kate, kishte lule zambaku, ashtu sikurse bëri edhe Princeshë Diana. Peshkopi i Londrës Riçard Shartrit, i cili foli në shërbimin përkujtimor të Dianës bwri predikimin për martesën e çiftit. Po ashtu dhe himni i parë, “Guide Me Ti”, “O Shpëtimtari i Madh”, është i njëjti që përfundoi funeralin e Dianës. Këto detaje flasin më se qartë për lidhjen e fortë të djemve me nënën.

Udhëtimi i Princit Harry në Brazil

Vitet kanë kaluar, por duket qartë që të dy princat ende e ndjejnë fort humbjen e nënës së tyre. Vitin e kaluar gjatë një udhëtimi në Brazil, Princi Herri u përplot teksa ishte duke folur me dy të rinj jetimë, që kishin humbur nënën e tyre.

Kumbarët e Princit George

Mesa dukej konkurenca ka qenë e ashpër për zgjedhjen e kumbarëve mbretërorë, konkretisht për George, djalin e Kate dhe William. Ishin 7 kumbarët që u zgjodhën. Kate dhe William u kujdesën që mes mundësive të shumta të kushërinjve, miqve e të afërmve të tjerë të zgjidhnin dikë të dashur për Dianën. Julia Samuel, një mike e ngushtë e Princeshës së Uellsit nga viti 1987 deri në vdekjen e saj, u zgjodh njëra nga kumbarët e George.


Përfshirja e William në spitalin që drejtonte Diana

Si William dhe Harry janë të përfshirë me shumë organizata filantropike dhe në shumë raste kanë punuar me kauzat që Diana përkrahte. Që nga viti 2007, Princi William ka shërbyer si President i Spitalit të Royal Marsden, një pozicion që nëna e tij e ka mbajtur nga 1989 deri në vdekjen e saj. Ashtu sikurse ajo bëri në vitin 1996 edhe William ka kontribuar gjatë një vizite në nëntor të vitit 2013.

Puna e Princit Herry në Angola

Në vitin 2013, Harry ndoqi gjurmët e nënës së tij, kur ai vizitoi Angolan. Një vend, ku nëna e tij dha kontributin e saj kundër përdorimit të minave tokësore. Po ashtu edhe ai bashkëpunoi me të njëjtën organizatë bamirëse që ajo bëri përsëri në vitin 1997. Këtu, ai shtrëngon dorën e Eufrafina, një vajzë 3-vjeçare, mamaja e së cilës takoi Dianën 16 vjet më parë.

Kate dhe William kujdesen vetë për George

Ashtu si Diana, William dhe Kate kanë provuar tashmë të kujdesen dhe mbajnë vetë fëmijët e tyre. Po kështu veproi edhe Diana dhe Charles me William nëntë muaj pas lindjes së tij. William dhe Kate e mbajtën vetë Princin George gjatë turneut të tyre në Zelandën e Re. Kate u fotogrua teksa mbante në krahë princin e vogël. Në gjenerat mbretërore të së shkuarës prindërit i linin fëmijët e tyre në shtëpi nën kujdesin e dados, por Diana e “theu” fillimisht këtë traditë dhe më pas Kate e William.

Emri i Princeshë Charlotte

Homazhi i fundit i William në nder të së emës është i madh. Pavarësisht zërave të shumtë që thanë se emri i nënës së tij nuk ishte i duhuri për Princeshë Charlotte, kjo për një sërë arsyesh, ai i sfidoi ato. William i vendosi si emër të dytë Princeshës Charlotte atë të nënës së tij, në mënyrë simbolike për të treguar, sesa fort ai e ruan kujtimin e saj. Princesha quhet Charlotte Diana.

Përktheu: Sidorela Lepuri

 

SHKARKO APP