Pritja merr fund, të martën Soni Malaj mban koncertin për 25-vjetorin e karrierës
Koncerti i Soni Malaj për 25-vjetorin e karrierës, do të mbahet nesër më 23 gusht në sheshin Italia. Koncerti do të jetë i hapur për publikun. Shumë personazhe publike do jenë në platetë VIP të eventit.
Soni Malaj do të ketë disa artistë që do të jenë të ftuar, si edhe pritet që të sjellë një duet shumë emocionues klasiko-modern që do emocionojë këdo që do jetë në shesh.
Artisten do ta shoqërojë bandi i saj live, siç ajo preferon prej vitesh që show-t saj të jenë me muzikë live. Tirana mbrëmjen e 23 gushtit pritet të ketë një ndër eventet më bukura artistike.