Problemet me shëndetin mendor, këngëtarja shqiptare përkrah Dafina Zeqirin
Prej kohësh këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për shëndetin mendor në rrjete sociale.
Ajo në Instagramin e saj ka dedikuar disa psotime në lidhje me shëndetin mendor për të informuar kështu sa më shumë ndjekësit e saj.
Në lidhje me këtë fushatë ajo u mbështet edhe nga nëna e Rita Orës, Vera Ora. Gjithashtu së fundmi edhe këngëtarja Yllka Kuqi ka përkrahur Dafinën në këtë nismë që ka nisur. Nëpërmjet një postimi në Instagram Yllka është shprehur se me Dafinën nuk ka lidhje të fortë miqësore, por nuk nguroi të shprehte mirënjohjen e saj për këtë nismë që ka ndërmarrë.
“E dashur Dafi, me të thonë bravo e më të thonë më kënaqe, po më duket pak… muj me të thonë të ndjeva (i feel you)… ndoshta pse i takojmë pak a shumë betejës së njëjtë në një aspekt, por edhe për shumë arsye të tjera si psh “alëays loved you” edhe pse s’jemi shoqe të ngushta… e dija që ti ke një botë shumë të madhe brenda.
E sot veç i dhe vulën për të gjithë ne. Si një individ që muj ose kam mujt me pas 1 mijë telashe gjatë jetës, je shembulli më i mirë se qysh një njeri normal duhet, mundet dhe shkon tek psikologu dhe krejt kjo e bon një ndryshim të madh e pozitiv në jetën e atij njeriu… domethënë ja vlen me provu me lyp ndihmë profesionale.
Nëse flas si psikologe për krejt kolegët e mi psikologë në Kosovë që punojnë ndershëm e janë profesional kjo çka bëre ti është ma e mirë dhe ma e madhe e ma efektive se çdo fushatë tjetër milionëshe e besa pa efekt shumë herë… si njeri, si femër si këngëtare , si psikologe, po të them faleminderit”- shkruan Yllka Kuqi.