Procedohet penalisht Noizy dhe babai i tij

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht reperin e njohur, Noizy (Rigels Rajku), dhe babanë e tij, Bashkim Rajku, pas përplasjes me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

Në vidoen e publikuar në rrjetet sociale, Noizy shfaqej duke goditur me grushte reperin Cllevio. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka kallëzuar Noizyn dhe babanë e tij, pas ngjarjes së ndodhur dje para lokalit të Noizyt në Durrës.

Pas ngjarjes, Noizy reagoi në rrjetet sociale, duke thënë se “Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi. Gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë në asnjë moment deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time apo familjarë të rrethit tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon”.

SHKARKO APP