Producenti i Hollywood akuzohet për përdhunim, gruaja i kërkon divorcin

Gruaja e Harvey Weinstein, Georgina Chapman, ka njoftuar se do të divorcohet nga një prej producentëve më të mëdhenj të filmave në Hollywood, pasi shumë femra deklaruan se ai i kishte ngacmuar seksualisht dhe përdhunuar.

“Jam shumë e mërzitur për të gjitha ato femra që kanë vuajtur këtë dhimbje të jashtëzakonshme për shkak të këtyre sjelljeve të pafalshme të burrit tim ndaj kam vendosur që të ndahem,”-ka thënë ajo për People. “Të kujdesem për fëmijët është prioriteti im ndaj i kërkoj mediave privatësi.”

Në të njëjtën kohë që aktorja dhe stilistja bëri deklaratën, Weinstein u largua me avion privat drejt Evropës. Sipas TMZ  ai do të bëjë atje terapi për varësinë ndaj seksit.

Chapman dhe Weinstein  u takuan në vitin 2003 dhe më pas kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në 2007. Ata kanë dy fëmijë së bashku India Pearl, 7 vjeç and Dashiell Max Robert, 4 vjeç.

41-vjeçarja është bashkëthemeluesja e linjës së modës Marchesa dhe përpara njoftimit për ndarje nga producenti burimet thanë se po përpiqet që të shpëtojë imazhin e markës së saj nga ky skandal.

SHKARKO APP