Projekti “Baballarë dhe Vajza”, Adi Krasta thyen betimin, prezanton vajzën (VIDEO)

I larguan nga ekrani për më shumë se dy vite dhe pothuajse hermetik për jetën e tij familjare, Adi Krasta, për herë të parë ndryshim vendimin. Pjesë e televizionit prej më shumë se dy dekadash, Adi Krasta, nuk ka treguar asgjë për familjen e tij.

Nuk mundi ti rezistonte ofertës për një projekt të ambasadës amerikane i titulluar “Baballarë dhe Vajza”, e ka bërë atë që të bëjë diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë.

Një spot sensibilizues i postuar nga ambasada në rrjetet sociale, Krasta del për herë të parë me të bijën. Dyshja babë e bijë shihet duke ngarë biçikletat, teksa në sfond dëgjohet zëri i moderatorit që shprehet se do t’i ofrojë asaj mbështetjen në udhëtimin e jetës.

Në video shfaqet gjithashtu edhe amabasadori Donald Lu me vajzën e tij.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/10154060791130838/

SHKARKO APP