Projekti i fundit i Elhaida Danit, një surprizë

Këngëtarja Elhaida Dani është gati për të prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, duke shënuar kështu edhe një rikthim të saj pas shumë kohësh.

“Ruby” do të vijë nga kompozitori dhe producenti Arthur Pingrey, i cili ka fituar tre nominime për “Oscar”, më së fundi për Sting, “The Empty Chair”.

“Kënga është si diçka që unë kurrë nuk e kam bërë më parë. Jam kaq e ngazëllyer që do ta dëgjojnë të gjithë. Menaxheri im më telefonoi duke më thënë për këtë djalë shumë të talentuar që shkruan dhe këndon bukur, dhe faktin se ai donte ta këndonte këtë këngë me mua. Së pari, doja të dëgjoj këngën dhe të dëgjoja atë. Rashë në dashuri me këngën dhe fillova të imagjinoja duke e kënduar atë së bashku. Ruby’ nuk është projekti i vetëm që unë dhe Durimi po sjellin në jetë!”,-tha këngëtarja.

SHKARKO APP