Promovoi Shqipërinë në ”Miss Universe”, rrëfimi i 23-vjeçares: M’u drodhën këmbët

Paula Mehmetukaj përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe 2021”. Në një rrëfim për emisionin ”Ftesë në 5”, nga SHBA-ja aty ku edhe spektakli u zhvillua, ajo rrëfeu emocionet e gjithë këtij rrugëtimi.

“Ka qenë një emocion shumë i madh. Do e mbaj mend gjatë atë sfilatë. Aty vërtet e ndieja në çdo qelizë që duhet ta prezantoja sa më mirë vendin tim. Po, m’u drodhën këmbët se ishte sfilata e parë hapëse dhe ne ishim të parët që e hapim”, tregoi ajo.

Paula u surprizua me një videomesazh nga fotografi i mirënjohur Endrit Mërtiri, këshilla e së cilit për të ishte të qeshte sa më shumë. Sa i përket planeve dhe ambicieve të saj të mëtejshme, Mehmetukaj zbuloi se ka dëshirë të angazhohet në ekran.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?