Promovoi skena dhune, ndalohet transmetimi i programit ”It’s my home”
Dhuna e shfaqur nga pamjet shqetësuse dhe aspsak etikte në programin televiziv në Kosovë të quajtur “It’s my home”, mësohet se është vendosur ndërprerja e transmetimit të tij.
Ka qenë vendimi i Komisionit të Pavaruar të Mediave, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë pronari i televizionit ku transmetohej programi “First Channel”, Valon Maloku.
”Sipas vendimit të KPM-së programi Reality show “It’s my home” ndërprehet menjëherë në transmetimin televiziv. ”It’s my home” vazhdon të transmetohet në kanalin tonë në youtube 24 orë me 7, deri në një vendim tjetër”, njoftoi ai.
Një nga vajzat pjesë e programit, ka ofenduar dhe sharë nga familja një banore dhe është goditur me shapkë. E reja shihet duke qarë, por askush nuk afrohet që ta ndihmojë.