Propozimi që pushtoi rrjetin/ Moderatori rrëfen planet për dasmë

Propozimi që pushtoi rrjetet sociale i moderatorit Ardit Roshit dhe vajzës së aktorit Agim Bajkos, Blerina Bajkos ka qenë kryefjala e ditëve të fundit në mediat online. I ftuar në emisionin ”Vizioni i Pasdites”, çifti ka ndarë momentet e tyre nga njohja e deri tek propozimi që I bëri në skenën e “Këndo Këngën Time”. Pas propozimit për martesë pritet , një dasmë në horizont për çiftin.

”E kemi bërë planin, cfarë kam unë miq këngëtar do vijnë të këndojnë nga një këngë dhe nuk kanë nevojë të bëjnë qokën. Kështu zemër kursejmë lekët e orkestrës. Është shumë shpejt për të folur , por do ketë diçka kulminante”.

Pyetjes piaknte të moderators Evi Reci nëse Blerina do I kishte thënë jo gjatë propozimit Arditi iu përgjigj me batutë: “Po me regjistrim ishim , mund ta prisnim”,- përfundoi ai me humor. Arditi dhe Blerina rrëfyen gjithashtu momentet kur janë njohur dhe takimin me vjehrrit e ardhshëm. Çifti po bashkëjetojnë me njëri tjetrin dhe janë të lumtur.

SHKARKO APP